Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani pasi një 30-vjeçar shqiptar, Ijon Bushi, ka humbur jetën në teksa dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.
Ai kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por fatkeqësisht vdiq.
Ijoni ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri. Ata kanë mbledhur paratë e furneralit dhe disa para për nënën e tij.