E rëndë, gjendet një person i pajetë në Fier

Një person është gjetur i pajetë këtë pasdite në Fier. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet në afërsi të fshatit Sheqishte. Mapo mëson se viktima është Neritan Goga, 45 vjeç. Burime për Mapo pohojnë se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.