Aktualitet

E rëndë/ Koronavirusi i merr jetën gruas shtatzënë te Infektivi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:06 - 30/09/21 |
mapo.al

Covid-19 i ka marrë jetën një gruaje shtatzënë.






Lajmi është bërë publik nga Ministria e Shendetesise nje dite me pare, ku thuhet se e reja ishte 4 muajshe dhe ishte shtruar në spitalin Covid.


Ndërsa prej dy ditësh ajo ndodhej në reanimacion.







“Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë”, tha ministria nje dite me pare, ku njoftoi se ne total nga koronavirusi kishin humbur jeten 17 paciente.




“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç”, thuhet ne deklaraten e ministrise.

Lexo edhe :  Apeli/ Mjekët që po luftojnë kundër COVID: S'kemi marrë bonusin e premtuar


Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

1


Etiketa: , ,

Pas