Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës pasi një 48-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke prerë dru.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.