Kronika

E rëndë/ Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 27/07/20 |
mapo.al

Lajm tragjik nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në COVID2, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një mësues 39-vjeçar nga Shkodra.


Gazjon Rusi ka qenë i shtruar prej 10 ditësh në spital, ndërsa ditët e fundit ka qenë në intubim, por nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e rëndë. Ai ishte baba i tre vajzave të vogla dhe punonte si mësues Matematike në Medresenë e Shkodrës.


Familja e tij kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët, për të bërë të mundur transportimin e tij për kurim drej Turqisë, pasi sipas tyre në Shqipëri nuk mundësohej dot trajtimi për të cilin 39-vjeçari kishte nevojë.



Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë arrin kështu në 139. Shkodra është e dyta pas Tiranës për nga numri i viktimave.


Në kryeqendrën e veriut kanë ndërruar jetë 22 persona që nga nisja e epidemisë. Ndërsa në Tiranë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës 72 pacientë.

Lexo edhe :  Vaksina kundër koronavirusit/ Kush janë shtetet që do marrin të parët


Etiketa: , , ,

Pas