Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Mësohet se në zonën e ‘Astirit’ ashensori i një pallati është shkëputur dhe për pasojë janë plagosur dy femra.
Njëra prej tyre ndodhet në spital, ndërsa tjetra thuhet se është dërgaur drejt banesës pasi është jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka nisur punën për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.