Aktualitet

E rëndë në Berat – Vetëvaret në oborrin e banesës nëna e tre fëmijëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 27/10/20 |
mapo.al

Berat – Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Syzesë.


Një 65-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë.


Trupi i pajetë i Florika Arapit është gjetur në orën 07:00 të mëngjesit nga i shoqi, i cili ka qenë ai që ka njoftuar Policinë.



Viktima është dërguar drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe autopsia.


Ekspertiza tregon se vdekja ka ardhur vetëm si pasojë e asfiksimit nga litari, pasi në trupin e gruas nuk është gjetur asnjë lëndë toksike.


Ende nuk dihen shkaqet e vërteta që e kanë shtyrë 63-vjeçaren të vetëflijohet.

Ndërkohë, familjarë dhe fqinjët e Florikës deklarojnë se ajo vuante nga depresioni prej disa muajsh, pasi nuk ishte takuar me tre fëmijët të cilët jetojnë jashtë vendit.


Etiketa: , ,

Pas