Nëntoka e Bulqizës vijon të marrë jetë njerëzish.
Një 49-vjeçar, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen këtë të mërkurë teksa po punonte në një nga galeritë e zonës D. Bëhet fjalë për Fiqiri Karaj.
Karaj ishte në frontin e punës kur u godit fatalisht nga një masiv gurësh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e vdekjes tragjike.
Ndërkohë, pritet që nga Tirana të shkojnë specialistët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera), për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Etiketa: Bulqizë, Humb jeten minatori