Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në njësinë Administrative Arras, ku një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Vajza ishte futur në ujë për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë në breg.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.