Aktualitet

Detajet/ Burri qëlloi me levë hekuri gruan, arrestohet pas krimit të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:58 - 26/02/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Ruzhdi Tosuni ka vrarë me leve gruan e tij 59 vjeç Hajrie Tosuni, brenda një dyqani. Fillimisht burrë e grua janë konfliktuar me njëri-tjetrit dhe më pas ai ka marrë një levë hekuri dhe e ka qëlluar për vdekje bashkëshorten.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 në Durrës. Hajrie Tosuni ka marrë plagë në kokë, por kur ka mbërritur ambulanca, ajo kishte humbur jetën. Policia thotë se ka arrestuar 63-vjeçarin.



Njoftimi


Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas