Aktualitet

Burri vret gruan, fëmija i vogël dëshmitar i krimit të rëndë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 19/07/19 |
ro ot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Spitallë të Durrësit. Sipas raportimeve të para një grua 36-vjeçare është sulmuar me thikë nga bashkëshorti. Mësohet se menjëherë pas sulmit gruaja e identifikuar si Hasbije Kuka është transportuar drejt spitalit të Durrësit nga dy vëllezërit dhe djali i saj rreth 10 vjeç.


Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëherëshme, ajo nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra në zemër. Shkaqet që çuan në vrasjen e 36-vjeçares janë ende të paqarta. Policia raporton se janë në ndjekje të autorit të krimit, Ardian Kuka, i cili është larguar nga vendgjarja menjëherë pas vrasjes së gruas.


Informacioni paraprak i Policisë


Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.


Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin  e vendndodhjes së autorit  dhe kapjen e tij.


 

 

 


Etiketa: , , ,

Pas