Aktualitet

E rëndë në Fushë-Kosovë, motra dyshohet se mbyti motrën me jastëk














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:37 - 09/05/21 |
mapo.al

Një grua është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Kosovës.






Detaje janë mësuar nga vdekja e 33-vjeçares. Burime bëjnë me dije për Gazetën Express se dyshohet që ajo është mbytur me jastëk nga motra e saj e vogël.


Dyshohet se dy motrat vuajnë nga probleme mendore.







Në lidhje me këtë rast policia e Kosovës njoftoi se  viktima mund të jetë dhunuar.



“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.



Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas