Dy motra shqiptare kanë mbetur të vdekura në një aksident të rëndë që ndodhi dje në Gjermani.
Ato janë me origjinë nga Gjakova. Viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara me dy vëllezër. H.Sh dhe F.Sh.
Aksidenti ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e djeshme. Për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë. Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat u përplasën njëra me tjetrën.
Në rrezik për jetën si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51-vjeçar i veturës ‘Opel’./ Indeksonline