Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar thuhet se ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij në vendin e punës.
Pas ngjarjes, shqiptari është arratisur, ndërsa më pas është arrestuar dhe tashmë ndodhet në paraburgim.
Sipas raportimeve, mësohet se 47 vjeçari e ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur.
Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.