Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër/ Përfshihet nga zjarri banesa, humb jetën 12-vjeçarja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:59 - 29/11/21 |
mapo.al

Një vazjë 12-vjeçarja ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, pas zjarrit që ra në banesën ku jetonte.






Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dervician, Dropull ndërsa vajza ndodhej në shtëpi me të atin në momentin që ka rënë zjarri.


Për pasojë, lëndime ka marrë edhe i ati, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende.







Zjarri në banesën në Dervician ka rënë rreth orës 20:30. Në shtëpi ndodheshin kryefamiljari I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare.




Ata u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore, por për fat të keq e mitura nuk mundi të mbijetonte.



Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

3


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas