Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, pasi një makinë ka rënë në det, dhe për pasojë shoferi ka ndërruar jetë.
Ndërkohë ende nuk dihet shkaku se pse drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit, e si pasojë ra në portin e Pireas.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, autoritetet theksuan se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivë të Rojës Bregdetare, ndërsa zhytësit e Njësisë së Misioneve Nënujore kanë nxjerrë 67-vjeçarin, pasi kanë lokalizuar mjetin në fund të detit.
Sipas njoftimeve shoferi u dërgua me ambulancë në Asklepio të Vulës, ku u konstatua i vdekur.