Aktualitet

E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet i djegur brenda në makinë






               Publikuar në : 10:34 - 19/09/19 |
mapo.al

Një 56-vjeçar është gjetur i djegur brenda në makinë në Rodos të Greqisë. Mediat në shtetin grek shkruajnë se viktima është shqiptar, babai i një vajze të mitur.


Nga hetimet e deritanishme raportohet se viktima kishte probleme financiare, çka ka çuar atë drejt një vendimi për ti dhënë fund jetës. Pista e dytë e hetimeve është që shqiptari të jetë djegur nga persona të tjerë brenda në makinë. Ajo që po i bën hetuesit të dyshojnë është ekzistenca e një videoje, e cila tregon se zjarri në automjet filloi jashtë dhe më pas u përhap edhe brenda mjetit.




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas