Aktualitet

E rëndë në Greqi, shqiptarja përdhunohet nga bullgari, banorët në protestë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 20/06/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi.






Mediat helene shkruajnë se një pastruese me origjinë shqiptare është përdhunuar nga një shtetas bullgar për orë të tëra në apartamentin e tij.


Sipas asaj që ka deklaruar 50-vjeçarja për autoritetet greke, ngjarja ka ndodhur teksa ajo pastronte ambientet e një pallati në zonën e Petralona në qendër të Athinës.







35-vjeçari bullgar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka marrë me dhunë në apartamentin e tij ku e ka mbajtur nga ora 08:00 deri në orën 17:00.



Më tej ajo rrëfen se i riu e ka përdhunuar për orë të tëra. Në një moment, 50-vjeçarja ka dalë në ballkon dhe filloi të thërrasë për ndihmë. Kalimtarët e rastit e dëgjuan thirrjen e saj dhe njoftuan autoritetet.

Lexo edhe :  Policia gjen në tualetin e lokalit kokainën 500 mijë €, e fshehu një grua


Fillimisht ata rrethuan zonën, ku më pas vendosën që të futen në banesë. Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari ishte arratisur pa lënë asnjë gjurmë.

Menjëherë pasi u bë publike në media, dhjetra qytetarë të zonës ku ndodhi ngjarja u mblodhën në formë proteste për të mbështetur 50-vjeçaren shqiptare.


Protesta e banorëve pas abuzimit me shqiptaren

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas