Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme rreth orës 15:30 në Suzzara të Italisë. Burri, një 48 vjeçar me origjinë shqiptare ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij, duke e qëlluar disa here me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë e cila e ka gjetur gruan në mes të pellgut të gjakut. 38-vjeçarja ka plagë të rëndë, serioze, por është jashtë rrezikur për jetën, raporton Corriere.it. Autori i krimit u gjet 200 metra larg vendit të ngjarjes, dhe kishte disa plagë të lehta në duar.
E plagosura, 38 vjeçe (emri nuk publikohet) ndodhet në spitalin e Mantovës, ndërsa agresori (ish-bashkëshorti i saj) pasi u mjekua, u dërgua në paraburgim dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.
Ngjarja ndodhi në një parkim makinash, pranë zyrave të punësimit, ku me sa duket gruaja ishte drejtuar për të kërkuar punë, ndërsa ish-bashkëshorti e kishte ndjekur nga pas. Siç raportojnë mediat italiane, çifti ka patur një divorc të vështirë, dhe gruaja kërkonte pensionin ushqimor për 3 fëmijët.
/Mapo.al