Aktualitet

E rëndë në Itali- Shkëputet kabina e teleferikut, 13 viktima, 2 të mitur në gjendje të rëndë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:48 - 23/05/21 |
mapo.al

Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Itali ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë teksa i afrohej fundit, pra ndalesës.






Ngjarja e rëndë është shënuar në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë.


Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 15 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj.







Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 13 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç.



Gjithashtu Sipas mediave italiane, këputja e kavos ndodhi rreth 300 metra nga maja e malit ku është stacioni i mbërritjes.



Kabina u shemb në një pjesë të pyllëzuar dhe të paarritshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos.

Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes.
Teleferiku, i cili u rihap në 24 Prill, arrin një lartësi prej 1,500 metra mbi nivelin e detit dhe është i njohur për skiatorët dhe alpinistët. Ajo iu nënshtrua punëve të rinovimit në 2016.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas