Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari humb jetën në vendin e punës






               Publikuar në : 13:28 - 20/07/19 |
mapo.al

Një 57-vjeçar me origjinë shqiptare vdiq në punë mëngjesin e djeshëm në Lerma, krahinë e Alessandrisë në Itali. Punonjësi, me origjinë nga Shqipëria dhe me banim në Siena, ishte punësuar nga një kompani ndërtimi në Gjenova.


Ai ra kur po rregullonte një rrjetë teli në skelën e ngritur në një ndërtesë, duke përfunduar 20 metra poshtë.

Mjekët e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë, por nuk mundën të bënin asgjë për ta rikthyer atë në jetë.


Etiketa: , ,

Pas