Aktualitet

E rëndë në Kamëz, burrë e grua qëllohen me armë zjarri te dera e shtëpisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:17 - 07/08/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Burrë e grua janë qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së tyre.






P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe kanë mbetur të plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:15 në rrugën “Kosova”. Ka qenë një person i paidentifikuar i cili ka hapur zjarr ndaj çiftit të bashkëshortëve.


Burrë e grua janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikuar për jetën. Policia ka ngritur pika kontrolli në kërkim të autorit të ngjarjes.







Tiranë/Informacion paraprak




Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas