E rëndë në Kavajë, vritet një person, plagoset polici (EMRI)

Qyteti i Kavajës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë. Pas një sherri, që dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ka mbetur i vrarë një person dhe është plagosur një tjetër, ky i fundit efektiv i policisë së burgjeve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për një grua, në banesën e kësaj të fundit, në orët e para pas mesnate. Mendohet se viktima shkoi në shtëpinë e ish-të dashurës pas ndarjes, dhe aty ka nisur një debat.



News 24 raporton se viktima, Dritan Haxholli ka qenë i armatosur dhe ka filluar të kërcënojë vajzën me armë zjarri. Kjo e fundit thuhet se ka lajmëruar një të afërm, Bledar Toçin, i cili kur ka hyrë në banesë, është përballur me të shtëna. Haxholli qëlloi me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur.

Polici i burgjeve mësohet se i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armën e shërbimit, e për pasojë e ka lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, i plagosuri Bledar Toçi, i cili punon si polic burgjesh, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252