Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Korçën, ku një 55-vjeçar është gjetur i varur në banesë.
Mësohet se ai jetonte i vetëm në lagjen nr 3.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë priten përgjigjet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar kohën kur ka ndodhur vetëvarja.