Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën nga virusi COVID-19.
Sipas burimeve çifti i moshës 69 – 70 vjeç prej 2 javësh ishin infektuar nga koronavirusi, ndërsa gjatë ditëve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar duke u trajtuar në spitalin e Korçës.
Çifti i bashkëshortëve ishin prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, Litjan Broka.
Mësohet se ka qenë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para ndërsa pas pak orësh ndërroi jetë edhe babai i tij.
Të dy kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Korça regjistron 951 persona të infektuar me koronavirus. Një ditë më parë u konfirmuan me COVID-19, 24 raste të reja në Qarkun e Korçës, duke mbetur kështu “zonë e kuqe” në hartën e përhapjes së koronavirusit.