Aktualitet

E rëndë në Kosovë/ I riu hidhet nga kati i 5-të i hotelit të karantinës, humb jetën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:18 - 03/05/20 |
mapo.al

PRISHTINË – Një ri rreth 26-vjeç dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i njërit prej konvikteve në Prishtinë ku mbahen personat e karantinuar të kthyer nga jashtë.


I riu ka humbur jetën në vend, ndersa identiteti i tij nuk behet i ditur.


Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha se rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve pasi morën raportimin për ngjarjen.


Njësitet e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndersa nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem.


Kosova që prej nisjes së pandemisë e ka bërë të detyrueshëm karantinimin për çdo person që kthehet nga jashtë vendit, ndërsa me kalimin e ditëve situata duket të jetë nën kontroll sa i takon rasteve të reja dhe jetëve të humbura.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas