Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Burime nga QKUK bëjnë me dije se foshnja ka vdekur mbrëmjen e ditës së djeshme.
Ajo po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ka ndërruar jetë gjatë orëve të mbrëmjes së datës 4 shtator.
Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore nga infeksioni, ndërsa më pas ishte vendosur në ventilim mekanik.
Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj të cilët po ashtu ishin të infektuar.