Aktualitet

E rëndë në Kuçovë/ Abuzonte prej dy vitesh me të miturën, arrestohet 57-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 09/12/20 |
mapo.al

Kuçovë – Një 57-vjeçar është arrestuar sot nga Policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej dy vitesh me një vajzë të mitur 10 vjeçe.






Ajet Dume ka abuzuar seksualisht me të në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, pranë së cilës jetonte prej tre vitesh vajza së bashku me familjen e saj.


Familja e 10-vjeçares është vendosur në  Kuçovë fill pas shpërnguljes nga një fshat i Skraparit. Ajo jetonte në një banesë prej dy dhomash që ndodhej në pronësi të 57-vjeçarit, dhe brenda të njëjtit oborr ku kishte edhe ai shtëpinë.







Ngjarja e rëndë është denoncuar nga prindërit e vogëlushes. Kjo e fundit ka rrëfyer të gjithë kalvarin e vuajtjeve, në praninë e tyre dhe të një psikologeje.



“57- vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryej marrëdhënie me të, më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi.



Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati dy vjet me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht”, – ka thënë e mitura në Polici, e cila fill më pas i është nënshtruar një vizite mjeko-ligjore, nga ku vërtetohet abuzimi në mënyrë sistematike.

1


Etiketa: ,

Pas