Kronika

E rëndë në Kukës/ 45-vjeçari përdhunon vajzën e mitur, Gjykata e lë në qeli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 23/01/21 |
mapo.al

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.





Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet N.E dhe ka shfrytëzuar gjëndjen e rëndë ekonomiko sociale në të cilën ndodhej familja e të miturës.


Mësohet se ai ishte komshi me familjne e vajzës dhe besohet se abuzimi seksual ka vazhduar për gati dy vite, pra në kohën kur e mitura ishte 10 vjeçe.




Familja e vajzës ka bërë kallëzim dhe fillimisht çështja ishte hetuar nga prokuroria e Shkodrës, dhe më pas kjo prokurori ka shpallur moskopetencën duke ia kaluar prokurorisë së Kukësit dosjen për hetime të mëtejshme.


Kjo prokurori dy ditë më parë ka proceduar me arrestimin e personit me inicialet N.E dhe sot gjykata ka vendosur ta lërë atë në burg.

Lexo edhe :  Rama sqaron fluturimin Rinas-Kukës: Për t'u bërë ndërkombëtar zgjat 50-60 ditë

N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se është i divorcuar. Familja e vajzës  jeton në Kukës në një varfëri ekstreme dhe ka 4 fëmijë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas