Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Vritet me armë zjarri pranë banesës 13-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:25 - 30/07/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac të Kurbinit.






Një 13-vjeçar me inicialet R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.


Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë. Burime bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.







Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.



Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.



1


Etiketa: ,

Pas