Aktualitet

E rëndë në Lezhë- Grabitësit tentojnë të vjedhin banesën, dhunojnë familjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:11 - 24/05/21 |
mapo.al

Një banesë është grabitur gjatë natës në Lezhë.






Raportohet në media se ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit GJ.D., 61 vjeç për të vjedhur.


Pasi kanë hasur në rezistencë grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe familjen e tij.







Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.



Njoftimi i policisë:



Lezhë

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Lexo edhe :  Bënin drift me makina dhe postonin video në Tik Tok, e pësojnë dy të rinjtë

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas