Policia e Lushnjes ka dhënë detaje lidhur me një ngjarje të rëndë, ku dyshohet se është përdhunuar një 33-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Policia thotë se për ngjarjen ka vënë në pranga një 56-vjeçar, ndërkohë që 33-vjeçarja pas ekzaminimit është konstatuar se është në muajin e 8 të shtatzënisë.
“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pòlicisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur””, njofton Pòlicia.
Më herët gjatë ditës së sotme lidhur me këtë ngjarje kishte bërë një postim dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pretendonte se ngjarja ishte tentuar të mbahej e fshehtë.