Aktualitet

E rëndë në Mallakastër – Vajza godet me thikë të atin dhe vëllain














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 07/02/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë regjistrohet mesditën e sotme në fshatin Drenovë, Mallakastër, ku një vajzë 30 vjeçe ka sulmuar me thikë të atin dhe vëllain, duke i lënë të plagosur.





Raportohet se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës babain e saj, të identifikuarin me inicialet F.H. (60 vjeç), dhe vëllain, N.H. (27 vjeç).


Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.




Sa i takon 30-vjeçares, është vendosur në pranga nën akuzë për veprën penale “Dhunë në familje”.


Njoftimi i Policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje.

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas