Aktualitet

E rëndë në Memaliaj, djali harroi frenat e dorës, furgoni i merr jetën të atit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:22 - 25/11/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në bashkinë Memaliaj. Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga furgon i cili është në pronësi të djalit të tij. Mjeti tip “Ford” u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës por kishte harruar të ngrinte frenat e dorës, vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.



Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohe që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar.


Për pasojë shoferit i’u thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha 67 vjeç ish-arsimtar i cili kishte një vit që kishte dalë në pension. Mësohet se Hoxha vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra ndërsa djali i tij është shtruar në spital me frakturë në gjymtyrë.



1






CLOSE
CLOSE
Pas