Aktualitet

E rëndë në Mirditë, rrufeja vret 250 krerë bagëti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 12/06/21 |
mapo.al

Rrufeja ka vrarë rreth 250 krerë bagëti në një stan në fshatin Zaj të njësisë administrative Selitë të Mirditës.






Ngjarja është regjistruar pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur “Veni Valmor”.


Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima.





Bagëtitë e imëta, dele, dhi, keca e shqerra ishin në pronësi të shtetases Prena Buruku. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani.



Dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshem, ndërsa bagëtitet e ngordhura janë ende në mal. / Ora News



4


Etiketa: , , ,

Pas