Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit mbrëmjen e sotme kur një 58-vjeçar ka varur veten në banesën e tij.
Sipas informacioneve nga policia, 58-vjeçari është gjetur nga familjarët dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre për ta shpëtuar nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër ‘1’ në Pogradec ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem.