Kronika

E rëndë në Sarandë – Banesa përfshihet nga flakët, digjet brenda 54-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:21 - 16/11/20 |
mapo.al

Një 54-vjeçar në Sarandë ka ndërruar jetë si pasojë e djegies që ka pësuar pasi banesa ku ai jetonte është përfshirë nga flakët.



Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Stefan Kosta i cili jetonte i vetëm me qira në atë banesë pasi ishte i divorcuar.


 



Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



“Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qira në atë banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas