Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme pasi dy avionë të vegjël u përplasën në SHBA dhe për pasojë tre persona humbën jetën.
Në deklaratën e autoriteteve lokale në zonë thuhet se:
“Ishte orës 9 të mëngjesit (ora lokale) kur policia “mori një telefonatë urgjente” nga dëshmitarët që panë të dy avionët të përplaseshin në ajër, në veri të Denverit.
Dy pasagjerët e avionit “Cessna 172 “dhe piloti i “Sonex Xenos” u vranë. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), dy avionët u përplasën pranë aeroportit Vance Brand në Longmont, Kolorado”.
Ndërkohë rrethanat e sakta të rrëzimit të avionit janë nën hetim.