fbpx

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 38-vjeçari gjendet i vdekur në makinë (DETAJE)






               Publikuar në : 16:55 - 09/10/19 |
mapo.alm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, një 38-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit tip “BMW”. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur. Policia njofton se është identifikuar si R.B., i cili u gjet pa shenja jete.


Nga këqyrja paraprake ndaj viktimës, nuk kanë rezultuar shenja dhune në trup, ndërsa automjeti ku u gjet ishte i ndezur. Dyshohet se 38-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. R.B., është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për shkaqet e vdekjes.



 

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip “BMË”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas