Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 40-vjeçarja hidhet nga pallati dhe i jep fund jetës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:51 - 28/10/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë mbrëmje në Tiranë. Një 40-vjeçare, mësohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte duke i dhënë fund jetës.


Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet se M.B., ishte në kushte të rënduara psikologjike.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vetëvrasjes.



Njoftimi i Policisë: Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Etiketa: ,

Pas