Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Tiranë pak më parë. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçari A.B., është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Viktima dyshohet se vuante nga depresioni.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëplagosur në banesë me armë gjahu shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.