Aktualitet

Vetëvrasja e tretë te “Shefqet Ndroqi”, pacienti me koronavirus hidhet nga kati i katërt








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:13 - 01/11/20 |
mapo.al

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës tragjikisht mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga dritarja e spitalit. 



Gazeta MAPO mëson se ngjarja ka ndodhur te spitali COVID2 “Shefqet Ndroqi”, ku 52-vjeçari, Preng Gjonaj, ndodhej i shtruar duke u trajtuar për koronavirus.


Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, ndërsa Preng Gjonaj ka ndërruar jetë menjëherë. Mendohet se kanë qenë kushtet e rënduara psikologjike që kanë shtyrë 52-vjeçarin drejt aktit ekstrem.




Kjo është vetëvrasja e tretë pranë spitalit COVID2 i kthyer prej muajsh në spital ku trajtohen të sëmurët me simptoma të rënda koronavirusi.



Me 2 shtator në mbrëmje Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, 65 vjeç u vetëhodh nga spitali duke gjetur vdekjen.Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.


Ndërkohë me 13 gusht, Xhino Koça, 29 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike u hodh gjithashtu nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Lexo edhe :  Turqia shënon 2 mln të vaksinuar për koronavirus

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor. Në celularin e tij u gjet një sms që u kishte derguar familjarëve ku u thoshte se kishte vendosur t’i jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. Në fund të SMS thuhej: “Takohemi në botën tjetër”!

Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvrasjeje.

Njoftimi i Policisë
Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas