Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një 13-vjeçare ende e pa identifikuar është rrëmbyer me automjet në rrugën “Ndre mjeda” të kryeqytetit. Unifromat blu njoftojnë se janë vënë në ndjekje të autorit. Ky i fundit ende të paidentifikuar gjithashtu.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13-vjeçare dhe ështê larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.
1
Etiketa: 13-vjeçare, autore, e mitura, makine, ndjekje, rrembim, tirane