Një ngjarje e rëndë raportohet të jetë regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se një 22-vjeçare nga Delvina ka humbur jetën në kryeqytet
Mësohet se e reja ka ndërruar jetë në kushte shtëpie për shkaqe ende të paditura, por ka dyshime se ajo mund të ketë humbur jetën dhe nga një infeksion që kishte patur në dhëmballë.
22 vjeçarja që humbi jetën në lule të rinisë është identifikuar si Evgjeni Baxho.
Ndërkohë, pritet procesi i autopsisë për të përcaktuar qartë se pse ka ndërruar jetë 22-vjeçarja.