fbpx

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, i riu hidhet nga kati i 6-të, por shpëton





               Publikuar në : 21:17 - 05/10/19 |
mapo.alm

Një i ri ka tentuar vetëvrasjen pak minuta më parë në Tiranë. Sipas informacionve paraprake, 24-vjeçari është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës. Mësohet se A.T., është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Dyshohet se 24-vjeçari tentoi vetëvrasjen në kushte të rënduara psikologjike.


Njoftimi i Policisë



Tiranë/Informacion Paraprak


Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , , , ,

Pas