Kronika

E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë ndërron jetë në krye të detyrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:44 - 23/07/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në një objekt të rëndësisë së veçantë në “Rrugën e Elbasanit”.


Mësohet se 55-vjeçari R.T., punonjës policie, është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në krye të detyrës.


Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.


Njoftimi i policisë
Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas