Aktualitet

E rëndë në Vlorë, burri godet me sëpatë një vajzë dhe një grua






               Publikuar në : 19:43 - 11/09/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gumenicë të Vlorës këtë mbrëmje. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, një burrë ka goditur me sëpatë një grua dhe një vajzë me të cilat dyshohet se ka lidhje familjare. Për pasojë, gruaja dhe vajza kanë mbetur të plagosura.


Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditura por mësohet se janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Motivet që çuan në këtë akt të rëndë kriminal janë ende të paqarta.

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas