Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë.
Policia bën me dije se “pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën”.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
jeni shume prapa ne fshatin tim nje ngjarje e tille ka ndodhur qe ne vitet 60