Aktualitet

E rëndë, 42 vjeçari vdes në vendin e punës






               Publikuar në : 17:36 - 21/08/19 |
mapo.al

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes ka ndodhur një incident në një punishte ndërtimi në Gjilan ku ka vdekur një person.


“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dale në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën e Kamenicës”, thuhet në komunikatë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar”, tha policia.


Etiketa: , ,

Pas