Kronika

E rëndë në Tiranë, punëtori bie nga lartësia e pallatit në ndërtim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 04/08/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë paraditen e sotme. Një punëtor duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia.


P.L., 55 vjeç, është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”.


Njoftimi i policisë
Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Etiketa: ,

Pas